Kusari-Lila: Nënshkrimet tona të përdorura nga LDK-ja janë shkelje e rëndë e ligjit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e ka sqaruar çështjen e tërheqjes së nënshkrimeve për seancën e jashtëzakonshme e cila ishte paraparë të nisë në orën 17:00.
Kusari-Lila e cila në emisionin “Info Magazine” në “Klan Kosova”, ka thënë që përdorimi i nënshkrimit nga LDK-ja është “jokorrekt” dhe sipas saj është një shkelje e rëndë e ligjit.
“Duket se LDK-ja ka përdorur nënshkrimin në kohën kur kemi qenë unë dhe Ilir Deda anëtarë ndërsa në aspektet tjera kanë dashur që nënshkrimet tona iu duhen prapë po konsideroj që nuk është korrekte pasi paraqet një shkelje të rëndë.
“Marrja e tillë pa asnjë miratim me një arrogancë të deputetëve të një partie të vogël bëhet edhe më e papranueshme kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit”, ka thënë Kusari-Lila.