Kusari-Lila, Opozitës: Primare e keni themelimin Komisionit Hetimor apo shkuarjen në zgjedhje?
29 mars 2024
| 13:21
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka ironizuar me opozitën në raport me zgjedhjet e reja dhe formimin e komisioneve hetimore parlamentare.
“Përderisa po diskutojmë agjendën e seancave plenare, opozita kërkon vazhdimisht (zgjedhje). Tashmë e kemi partinë më të madhe opozitare në Kuvend, që ka propozuar edhe datën e zgjedhjeve, pra është në kundërshtim me kërkesën e tyre. A është kërkesë primare themelimi hetimor parlamentar a po është kërkesa për shkuarjen e zgjedhjeve?”, ka thënë Kusari – Lila.