Kusari-Lila: Pas aktakuzave nga Specialja është shkundur struktura institucionale

05 nëntor 2020 | 12:09

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me aktakuzat e konfirmuara ndaj presidenti Thaçi dhe kryetari të PDK-së, Kadri Veseli është shkundur struktura institucionale e Kosovës.

“Zhvillime dramatike, shkundet në substancë e gjitha struktura institucionale e Kosovës. Ndjenja e padrejtësisë po ndjehet tek të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari për “T7”.

Kusari-Lila ka thënë se Serbia ka qenë agresori, kurse Kosova viktima.

“Sepse në luftën e fundit Kosova është sulmuar nga Serbia. Shqiptarët tash dorëzojnë një nga një krerët institucionalë për tu përballur me drejtësinë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas…