Kusari-Lila pas letrës së Blakajt: Problemi nuk është në veri, por në Prishtinë

20 gusht 2018 | 19:09

Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e Alternativës, ka thënë se nëse edhe deklarimi publik i Prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, nuk e merr vëmendjen dhe trajtimin që duhet, “ne as nuk jemi për shtet dhe as nuk e kemi bërë shtetin tonë”.

“Le të rrahin gjoks gjithë jetën ‘Baballarët e Kombit’ për të arriturat e tyre, e ato të arritura janë: 19,000 veteranë të falsifikuar, shteti i kapur nga klani ‘Pronto’, sistemi i munguar i drejtësisë, Qeveria megallomane me shpenzime më të larta se të hyrat, sistem i arsimit dhe shëndetësisë të dëmtuara deri në palcë…. Këto janë vetëm disa nga të ‘arriturat’ e ‘Baballarëve’ tanë”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në “Facebook”.

Postimi i plotë i saj:

Nëse edhe deklarimi publik i Prokurorit të dorëhequr Blakaj, nuk e merr vëmendjen dhe trajtimin që duhet, ne as nuk jemi për shtet dhe as nuk e kemi bërë shtetin tonë.

Le të rrahin gjoks gjithë jetën “Baballarët e Kombit” për të arriturat e tyre, e ato të arritura janë: 19,000 veteranë të falsifikuar, shteti i kapur nga klani “Pronto”, sistemi i munguar i drejtësisë, Qeveria megallomane me shpenzime më të larta se të hyrat, sistem i arsimit dhe shëndetësisë të dëmtuara deri në palcë…. Këto janë vetëm disa nga të “arriturat” e “Baballarëve” tanë.

Fatura e që po e paguan sot qytetari i Republikës është disproporcionalisht më e lartë se krejt “kontributet” e deklaruara të këtyre burrave (lexo: burrecave) që e zhvatin shtetin sikur çamçakëzin e dhuruar nga tjetërkush.

Qytetarë të Kosovës, mos u frikësoni se e humbim Veriun ose copë tjera të territorit të Kosovës, problemin nuk e kemi në Veri, por në kryeqendër të Kosovës, në Prishtinë.

Pa e hequr kancerin e shoqërisë në qendër, asnjë hap tjetër për funksionalizim të shtetit nuk do të ketë sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku , në…