Kusari-Lila: PDK-ja ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit
Deputetja nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nëse Partia Demokratike e Kosovës kërkon legjitimitet, le ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit.
“Sot nëse PDK-ja, dëshiron të punojë në interes të vendit, e ka mundësinë le ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit. Qeveria shkon në shtëpi vendi shkon në zgjedhje dhe shihet legjitimiteti. S’kemi nevojë për drama. As tensione, as emërime e mbiemërime a është qeveri koti apo jo”, u shpreh ajo.
Ajo i është përgjigjur deputeti të PDK-së, Memli Krasniqi. “Mos folni diçka inekzistente. S’ka mocion. Inicione në Kuvend këtë kërkesë për mocionmosbesimi dhe edhe PDK-ja jep përgjigje meritore”, tha Krasniqi.
Kusari-Lila, në replikë e falënderoi Krasniqin për “mbështetjen e PDK-së”. “Çdo gjë është gati, lajm i mirë se PDK-ja 100 për qind e voton rrëzimin e qeverisë aktuale”, tha Kusari-Lila.