Kusari-Lila për dënimin e Mustafës: Të vetmit që s’e përkrahëm Specialen, pasojat do t’i bartë vendi

16 dhjetor 2022 | 13:17

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,  ka komentuar dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burgim nga Specialja.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se LV-ja ka qenë partia e vetme që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës Speciale.

Sipas saj, pasojat e atij vendimi do t’i bartë vendi. “Në fakt atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen të Kryesisë. Qëndrimi i LV-së në raport me gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuar dhe nuk e ka mbështetur këtë vendim”.

“Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e ardhshme. Sipas Kusarit në këtë seancë do të shqyrtohen disa projektligje.

“Sot u caktua seanca e re. Seanca do të mbahet të enjten në ora 10:00. Ndërsa seanca e re do të filloj pas përmbylljes së asaj seance është e paraparë të mbahet në orën 13:00”, është shprehur Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ia ka dhënë hua 20 milionë euro…