Kusari-Lila për grevat: Po krijohet anarki, nuk mund të shantazhohemi

13 shtator 2022 | 08:22

Shefja e grupit parlamentar e LV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka quajtur shantazh grevat e mësimdhënësve të cilët po kërkojnë paga më të larta për shkak të rritjeve të çmimeve.

Kusari-Lila ka thënë se qeveria deri tani ka treguar interesim për t’i trajtuar kërkesat e grevistëve.

“Nuk është që s’ka pasur interesim nga qeveria, edhe ministrja Nagavci i ka pritur disa herë në takim dhe ka pasur përpjekje”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mund të vazhdohet me greva të tilla.

Ajo ka thënë se po krijohet anarki.

“Po krijohet një sistem anarkie, që s’mund të vazhdojë më”, ka deklaruar ajo.

“Nuk mund të shantazhohemi dhe të mbahen fëmijët jashtë shkollës”, ka vazhduar Kusari-Lila në “DPT te Fidani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja në…