Kusari-Lila përkrah mocionin për rrëzimin e qeverisë, thotë se PSD-ja po e ndihmon Haradinajn

14 korrik 2019 | 14:24

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas saj, kjo qeveri për të mirën e vendit dhe të qytetarëve duhet të shkojë në shtëpi.

Kusari në një intervistë për “Kosovapress”, ka folur edhe për koalicionin qeverisës, dialogun me shtetin serb, bashkëpunimin opozitar dhe taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ajo ka numëruar disa nga arsyet pse Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet të rrëzohet me anë të mocionit, teksa ka thënë se ky koalicion qeverisës nuk ka potencial për të bërë reforma të mirëfillta të shtetit.

Kusari-Lila ka thënë se synimi i partive në pushtet është zhvatja sa më e madhe e pushtetit dhe nxjerrja e privilegjeve.

Sipas saj, kjo qeveri ka zgjatur deri tani për shkak të përçarjeve të opozitës, meqë sipas saj nëse opozita do të ishte e unifikuar dhe koordinuar, shumë më herët do të kishte zgjedhje.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se partnerët e koalicionit qeverisës janë të bashkuar vetëm rreth interesit të tyre, dhe jo për shtyrje përpara të interesave të vendit.

Kusari-Lila ka deklaruar se opozita e tanishme mund të jetë Qeveria e ardhshme vetëm në rast se ndërtohet mbi parime të njëjta, të përbashkëta dhe të qarta.

Më tutje, Kusari-Lila ka  folur edhe për Partinë Socialdemokrate (PSD), për të cilën ka thënë se me ndihmën që i ka dhënë Qeverisë ka vepruar sikur të ishte parti në pushtet.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator, Kusari-Lila ka theksuar se në rrethanat në të cilat është Qeveria sot është e pakuptimtë të kërkohet nga kryeministri Haradinaj të udhëheq me dialogun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në malin Mussala, që është pika më e lartë në…