Kusari-Lila, plot pyetje pas lirimit të të akuzuarit për tentim-atentat
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila, është ndarë e befasuar nga vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Gjakovës i cili e liroi nga akuza të dyshuarin për tentim-atentat ndaj saj, Mikel Qupin.
Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Kusari-Lila sonte tregoi se si kishte mësuar se ndaj saj ishte duke u përgatitur një atentat.
Ky është postimi i plotë i saj:
Para dy vite e gjysëm ishte Policia e Kosovës me anë të një telefonate që më sygjeroi të mos dalë nga shtëpia prej atij momenti se kanë informacione serioze se diçka e rëndë po përgaditje kundër meje. Ishin tre muaj pasues kur lëvizjet e mia përcjellëshin nga mbrojtja e afërt për të siguruar lëvizjen time. Janë disa intervista me hetues të krimeve të rënda dhe Prokurorinë Speciale për të zbuluar arsyen e mundshme të kërkesës për eliminimin tim.
Ishte një takim i veçantë me Mikel Qupin në vizitën e paparalajmëruar timen si Kryetare e Komunës në vendin e tij të punës, në zyren e vendit në Bishtazhin (unë e dija emrin e tij nga Policia, ai ende nuk ishte arrestuar në muajin Gusht 2015). Sa kam parë dhe takuar njerëz në jetën time asnjë nuk është dridhur dhe frikësuar nga prezanca ime aty sikur Mikel Qupi atë ditë.
Që prej arrestimit të tij dhe gjykimit të mbajtur as edhe një përpjekje e vetme për të sjellë dëshimtarët dhe të dyshuarin nga Shqipëria në Kosovë. As edhe një deklarate e frymës së gjallë për atë se kush e filloi dhe pse e filloi këtë storie.
Shumë netë pa gjumë dhe pyetje pa përgjigje për familjen time, prindërit e mi, djemtë e mi se pse Mamin dikush deshti ta vrasë. Unë nuk morra kërcënim direkt, ishte policia e shtetit të Kosovës që më tha, Duan të të vrasin. Është Gjykata themelore e Gjakovës që liroi të akuzuarin pa bërë as më të voglën përpjekje për të dëgjuar në seancë ata që e thanë lajmin e rëndë në Korrik të 2015-tes. Pse as edhe NJË herë të vetme nuk sollët dëshmitarin nga Tropoja?!
Kush duhet të sjellë të vëtetën e rastit?! Apo të harrojmë se ishte fjala për jetën dhe vdekjen?!
Unë dhe familja ime nuk morrēn asnjë përgjigje me Aktgjykimin e sotëm, neve sot na lindin shumë pyetje tjera…