Kusari-Lila: Qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe dhe të PDK-së

21 prill 2020 | 22:17

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, ka qenë i pozicionuar hapur që të ndërpresë mandatin e Qeverisë Kurti dhe që vendi të ketë një Qeveri tjetër.

Për Qeverinë re që mund të krijohet nga LDK-ja, bashkë me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe partitë tjera, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ajo do të jetë Qeveri a pakicës.

“Përveç presidentit e kemi edhe rrethanë tjetër politike – një Qeveri tjetër, që do të varet nga votat e Listës Serbe dhe të PDK-së që si e tillë formon destabilitet në vend”, ka thënë Kusari-Lila në Rubikon në Klan Kosova.

“Do të kishim Qeveri të pakicës e formuar në varshmëri të plotë në votat e Listës Serbe dhe Beogradit. Hapi i parë është që kërkohet prej saj është heqja e reciprocitet që ka qenë pikë e marrëveshjes në mes të LV-së dhe LDK-së”.

Ajo ka thënë se mocioni i iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë është bërë me plan.

“Nuk ka qenë përcaktimi që të vazhdohet puna e Qeverisë. Ka pasur sfida në qeverisje që edhe unë do t’i bëja ndryshe. Në një element që askush nuk e ka kontestuar janë reformat në vend dhe lufta ndaj korrupsionit. Kabineti Kurti nuk kanë pasur plan të bëheshin milionerë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur video-konferenca e dytë e UEFA-s me 55…