Kusari-Lila: Qeveria Kurti do të jetë reformatore, e presin punë të mëdha
Kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila që ishte kandidate për deputete brenda listën së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Albin Kurti, do ta ketë përgjegjësinë më të madhe që nga shpallja e Pavarësisë.
Kusari-Lila që sipas rezultateve preliminare do të jetë edhe një mandat deputete e Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë për EkonomiaOnline, ajo është shprehur e bindur se Albin Kurti do të bëjë reforma rrënjësore, për të cilat do të ketë mbështetjen e saj dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Megjithatë thotë se qeveria e ardhshme do të ballafaqohet edhe me sfida të shumta, përfshirë dialogun me Serbinë.
“Qeveria Kurti e ka përgjegjësinë më të madhe prej shpalljes së pavarësisë, duhet të jetë një qeveri të cilët e presin një numër i madh reformave. Vet reforma brenda strukturës së administratës shtetërore, reforma thelbësore në proceset zhvillimore veçanti në zhvillimin ekonomik dhe punësim. E pret reforma dhe qasja e re në raport me fqinjët e Kosovës në veçanti në dialogun me Serbinë. Të gjitha këto kërkojnë një energji dhe angazhim maksimal. Bashkë me gjithë këtë përgjegjësi vjen edhe privilegji i të qenit qeveria më reformatore prej periudhës së përfundimit të luftës në Kosovë. Jam shumë optimiste për të ardhmen e Kosovës dhe për faktin se do të jetë një qeverisje me një mbështetje maksimale nga qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Kusari-Lila, thotë se në zgjedhjet e 6 tetorit partia që ajo udhëheq ka arritur të ruajë mbështetjen e qytetarëve, duke marrë votat përafërsisht të njëjta me ato të vitit 2017 duke shtuar se largimi i Ilir Dedës nuk e ka dëmtuar partinë.