Kusari-Lila shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ajo në “Facebook”, ka shkruar se duhet të merren veprime të menjëhershme dhe masa të ashpra nga organet kompetente për rastin në fjalë.
“Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën ‘Ibrahim Rugova;. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë”.
“Organizime dhe veprime të ngjashme, duhet rreptësishtë të ndalen dhe masa të ashpra të ndermirën menjëherë. Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen. Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë!”, ka shkruar Kusari-Lila.