Kusari-Lila: S’ka kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit
20 maj 2024
| 12:18
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se të enjten do të mbahet një seancë e re plenare, ku në rend dite do të jenë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka asnjë kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit.
“Të enjten do të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të jenë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa të premten do të mbahet seancë e re plenare. Nuk ka pasur kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila. /EO