Kusari-Lila skeptike për rezultatet në dialog, fajëson Serbinë

10 prill 2022 | 10:41

Dialogu do të ketë ngecje për faktin se Serbia gjithmonë e ka pasur të njëjtin qëllim duke përdoru gjuhën nacionaliste para proceseve zgjedhore, kështu ka theksuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo shtoi se pala serbe nuk la pasur vullnet që të ketë avancim të këtij procesi, duke shtuar se mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i këtij shteti pas zgjedhjeve edhe pse nuk pret ndonjë ndryshim të madh.

Kusari-Lila u shpreh se Serbia ka dëshmuar një politikë pro-ruse, përderisa Kosova e ka dëshmuar të kundërtën dhe është rreshtuar krah vendeve demokratike.

“Dialogu do të ketë ngecje për faktin se Serbia gjithmonë e ka pasur të njëjtin qëllim duke përdoru gjuhën nacionaliste para proceseve zgjedhore, e njëjta ndodhi edhe me zgjedhjet e 3 prillit. Domethënë prej fillimit vërehet se nuk ka pasur vullnet të ketë përparim ose avancim në agjendën e integrimit rajonal që nënkuptonte progresin në dialog. Tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi pas procesit zgjedhor edhe pse rezultati zgjedhor në Serbi nuk është fare premtues në raport me demokratizimit e vendit”.

“Vërehet një politikë e cila fatkeqësisht në kundërshtime me të gjitha vendet evropiane është pro-ruse. Ndërsa është forcuar ky element me hyrjen e dy forcave politike në Kuvendin e Serbisë. Çfarëdo që themi është e hershme për faktin se duhet të pritet se si do të shkojnë proceset atje ndërsa për të pasur sukses duhet të dyja palët. Kosova në të kundërtën është vend që ka dëshmuar demokracinë funksionale dhe rreshtimin me vendet demokratike dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj përkundrejt problemeve që mund të vijnë nga Serbia”, tha Kusari-Lila.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës me mandatin që ka marrë është e përkushtuar që t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi qytetarëve për proceset e reformave dhe po punon intensivisht. (Ekonomiaonline)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë sot…