Kusari-Lila: Të caktohet data e zgjedhjeve, Qeveria po keqpërdor buxhetin
06 korrik 2019
| 14:33
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që partitë opozitare të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas saj, Qeveri ka keqpërdorur buxhetin e shtetit me vendimet e saj dhe nuk po punon për interesin e qytetarëve po vetëm për punësime partiake.
“Auditori kanë treguar parregullsi në menaxhimin e parasë publike, përkundër parregullsive qeveria po vazhdon me vendime që rëndojnë gjendjen e qytetarëve. “Që partitë opozitare të dakordohen për strategjinë, reformën në administratë, bilancin e buxhetit, rishikimin e projekteve kapitale, që seriozisht të merret parasysh agjenda e integrimit dhe agjenda evropiane”, u shpreh Kusari -Lila.