![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/Kusari-Lila.png)
Kusari-Lila: Të dielën u kuptua se Serbia s’ka ndryshuar nga ajo e Millosheviqit
Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën, ka dëshmuar se Serbia e sotme nuk dallon nga ajo e Sllobodan Millosheviqit.
Kështu ka thënë ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet rreth votimit të një rezolutë të përbashkët që e dënon sulmin terrorist të së dielës.
“E tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e Serbisë i cili parashihte luftë dhe destabilitetnë vendin tonë. Një shtet që mbështet terrorin, që mohon krimet dhe masakrat në Kosovës. E njëjta Serbi vazhdon fushatën e gjuhës së urrejtjes ndaj Kosovës duke shkelur çdo parim të marrëveshjeve”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka theksuar se ky sulm terrorist vjen tre muaj pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe.