Kusari-Lila thotë se Kosova duhet ta ketë një platformë unike për dialogun

11 tetor 2018 | 13:06

Kryetarja e Alternativës, deputetja, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje për një platformë unike për dialogun me Serbinë.

Pas takimit që u mbajt në Kuvend, ku temë diskutimi ishte dialogu Kosovë-Serbi, ajo ka pohuar se nëse nuk arrihet unitet në këtë proces atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, raporton “Epoka e re”.

“Kosova duhet të ketë një platformë unike. Nëse s’ka platformë të përbashkët, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje pasi Kosova është e bllokuar”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë drejtim ajo ka fajësuar kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi sipas saj, ai është tërhequr nga pozita e tij në këtë proces të dialogut, si çka thënë Kusari-Lila duke ia lënë në dorë dialogun presidentit Thaçi.

/A. MAVRAJ/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Snapchat” vetëm ka bërë  një hap të madh përpara në…