Kusari-Lila thotë se për çështjen e ‘Klan Kosovës’ duhet të zbardhen të gjitha faktet

31 korrik 2023 | 11:13

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të zbardhen të gjitha faktet sa i përket çështjes së “Klan Kosovës” dhe pezullimit të licencës.

Ajo ka kërkuar nga pronari i “Klan Kosovës” të dalë me sqarime në lidhje me këtë çështje.

Në një konferencë për medie, Kusari-Lila ka thënë se ky medium nuk i ka plotësuar të gjithë dokumentet e nevojshme dhe se sipas saj Kosova vazhdon të paraqitet si pjesë e Serbisë.

“AGK-ja i prezanton gazetarët. Në situatën aktuale unë mendoj qe është shumë e dobishme për të gjithë në Kosovë zbardhja e të gjitha fakteve”.

“Është shumë me rëndësi të dihet që pse shtetas të Kosovës nisen për në Serbi marrin shtetësinë atje për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut e për të ardhur në Kosovë me ble një biznes”, ka thënë Kusari-Lila. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur…