Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit

06 qershor 2022 | 12:07

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit është duke ndodhur për shkak të pakënaqësive ndër vite.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka thënë se është e drejtë e tyre të protestojnë.

Po ashtu, ajo ka thënë se veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e vet e as ndërtesën e Kuvendit.

“Secili veteran që ka luftuar dhe përpiqet për vendin e vet nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit, e as t’i shkaktojë dëm dikujt tjetër. Ne jemi njerëz dhe me dialog do të arrijmë të zgjidhja. E kemi një deformimet në listat e veteranëve e cila është konsideruar që duhet të trajtohet me seriozitet dhe gjithë veteranët e meritojnë trajtimin shumë më dinjitoz se që e kanë pasur deri më tani”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndarjen e çmimeve MTV Film & TV të së…