Kusari-Lila viziton fshatrat Cërmjan, Rashkoc, Kodrali, Meqë dhe Rakovinë

12 shtator 2021 | 10:41

Kryetarja e Alternativës dhe kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Agon Batusha si dhe nga kandidatët për Asamble Komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vizituar fshatrat Cërmjan, Rashkoc, Kodrali, Meqë dhe Rakovinë, ku u takuan me banorët e asaj ane të cilët edhe njëherë shprehën pakënaqësinë e tyre për mungesën e investimeve dhe dallimet e diskriminimin që bënë pushteti aktual.

“Problemi i energjisë  elektrike, me ç’rast sa herë ka reshje të dendura atmosferike e gjithë ajo zonë përballet me orë të tëra të mungesës së energjisë elektrike, mungesa e infrastrukturës rrugore,   mosfunksionalizimi i QMF-ve, me theks të veçantë laboratori i analizave në Cermjan, rrjeti i kanalizimit, mungesa e terenve sportive, problemi i shtratit të lumit në Rakovinë, nevoja e vazhdueshme për çerdhe, janë vetëm disa prej shumë problemeve të vazhdueshme që e karakterizojnë këtë zonë. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares Kusari-Lila këto probleme do të marrin zgjidhje pa dallim e diskriminim”, është bërë me dije në njoftimin e partisë Alternativa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shoqatën e të Shurdhërve në Gjakovë, është raportuar se…