Kusari-Lila: Vuçiqi me bandën e tij po përpiqet ta destabilizojnë Kosovën dhe rajonin

30 maj 2023 | 13:58

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe banda e vet janë duke përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.

Kusari-Lila, përmes një postimi në “Twitter”, ku ka bashkëngjitur edhe artikullin e 11 majit të mediumit “New Jork Times” për ndikimin e Vuçiqit në përshkallëzimin e situatës në Kosovë, ka thënë se kjo do t’i kthehet bumerang atij nga populli i vet.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita…