Kusari-Lila zgjedhet kryetare e Alternativës, nënkryetar Ilir Deda
10 shkurt 2018
| 20:50
Mimoza Kusari-Lila është zgjedhur kryetare e Alternativës.
Ajo ka marrë 100 vota të delegatëve në Kuvendin e parë zgjedhor të këtij subjekti politik.
Në këtë Kuvend zgjedhor të Alternativës janë zgjedhur edhe 51 delegatë të Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, të cilët më pas zgjodhën edhe Kryesinë, e cila përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë, prej tyre nënkryetar i parë u zgjodh Ilir Deda dhe nënkryetar i dytë Reshat Nurboja.