Kusari-Lila: Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në vjeshtë
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se në vjeshtë do të ketë zgedhje, dhe sipas saj tashmë fushatën e ka hapur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ajo duke folur të enjten në “Imazh” të RTK-së, ka thënë se kjo verë do të jetë e fundit për këtë legjislativ dhe ekzekutiv, dhe deputetët po presin që t’i bëjnë dy vjet e një ditë mandate në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.
“Vjeshta do të jetë me zgjedhje të parakohshme, për këtë dje ka hapur fushatën kreu i PDK-së, Kadri Veseli, duke larguar nga detyra ata zyrtarë të kësaj partie që dyshohen dhe kanë aktakuza për korrupsion”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se Kuvend e Qeveri më të dobët Kosova nuk ka pasur deri më tash, dhe sipas saj sa më shumë që të zgjatet kjo qeveri aq më të mëdha do të jenë dëmet.