Kusari: LV-ja e aprovoi projektligjin anti-europian për KPM-në, ditë e errët për mediat e lirinë e shprehjes
11 korrik 2024
| 14:52
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Kusari ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LV) e ka aprovuar me 61 vota projektligjin anti-evropian, duke shtuar se sot është një ditë e errët për mediat e lirinë e shprehjes në Kosovë.
“LV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-evropian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është ditë errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.