Kusari: LV-ja ka injoruar 83 për qind të rekomandimeve të KiE-së për Projektligjin për KPM-në
13 qershor 2024
| 12:14
Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, është shprehur e shokuar me refuzimin që Lëvizja Vetëvendosje ua ka bërë rekomandimeve të Këshillit të Evropës për çështjen e Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet ka injoruar 83 për qind të këtyre rekomandimeve.
Kusari ka shkruar në “Facebook” se një refuzim kaq i lart i rekomandimeve të Këshillit të Evropës nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës.
Postimi i plotë: