Kusari: Mjegulla mbi Kosovë do të jetë sa ta kemi këtë qeverisje
06 shkurt 2018
| 12:26
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka ironizuar me arsyen e anulimit të vizitës së kryeministri të Malit të Zi, Dushko Markoviq, e cila ishte planifikuar të ndodh sot.
Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja ka shkruar se mjegulla do të vazhdojnë të jetë mbi Kosovë derisa vendi qeveriset në këtë mënyrë.
“E tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull deri sa ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit. Ndërsa, mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e KM të Malit të Zi, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar, sikur të ishte funksional Aeroporti i Gjakovës. Por, mjegulla do të vazhdojnë të jetë mbi Kosovë deri sa qeveriset kështu si po qeveriset tani. Në pritje të Diellit”, ka shkruar ajo.