Kusari tregon se kush e bllokoi lidhjen e koalicionit LV-LDK
Kryetarja e Alternativës, Mimioza Kusari Lila mos arritjen e koalicionit të ‘shpresës’ ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhje Demokratike të Kosovës, e sheh të kërkesa e befasishme që e bëri krejt në fund partia e Isa Mustafës, për ta propozuar ajo mandatarin e ri për postin e Presidentit.
“Për kërkesat dhe ofertën në mes të LVV-së dhe LDK-së, ka pas një njohuri të përgjithshme për mënyrën se si do të ndahen postet ministrore me një barazi gjeneroze në mes të partive. Çfarë solli befasi në fillim të diskutimit, ishte posti i presidentit apo insistimi i LDK-së se duhet ta kenë të drejtën e propozimit të kandidatit për President. Ishte kjo pikë kthese në raportin dhe diskutimin e dy partive e cila pastaj filloi të krijojë një vakum në procesin negociator. Ndërsa tani, pas votimit dhe zgjedhjes së z. Konjufca në krye të Kuvendit të Kosovës, secili trajtim i marrëveshjes ka filluar të komplikohet. Prapë, e konsideroj se nëse me të vërtetë palët e duan marrëveshjen dhe kanë vullnet të Qeverisin, zgjidhjen do ta gjejnë dhe ajo zgjidhje do të vijë si rezultat i mirëbesimit dhe marrëveshjes së përbashkët të dy palëve”, ka thënë Kusari për “infosot”.
E para e Alternativës, e që është në koalicion me VV-në, bllokimi e deritashëm dhe vazhdimin e saj, po e cilëson si veprim që po bëhet kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.
Shkuarja në zgjedhje të parakohshme për Kusari – Lila, së pari nuk është në interes të Kosovës dhe as i partive politike që janë aktualisht në skenë. “Shkuarja në zgjedhje së pari nuk është në interes të Kosovës, e pastaj as edhe e krejt partive politike të Kosovës. Aq shumë sfida, probleme dhe ngarkesa e presin Qeverinë e re, saqë të flasim edhe për disa muaj të humbur është të punosh kundër interesit të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Kusari.