Kush do jetë finalisti i dytë?
14 maj 2024
| 22:37
Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta.
Teksa jemi vetëm pak ditë larg finales, të gjithë duan të luftojnë për çmimin e madh deri në fund. Juli dhe Meritoni janë në nominim dhe njëri prej tyre do t’i bashkohet Romeos si finalisti i dytë? Kush do të rrëmbejë votat e publikut?
Nga ana tjetër, edhe fatet e 4 banorëve të tjerë pritet të vendosen. Kush prej tyre do ketë mundësinë të qëndrojë në shtëpi deri në mbrëmjen e 25 majit?
Për të mësuar këto, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.