“Kush do të bëhet milioner?” i Britanisë pyet edhe për Kosovën

20 maj 2020 | 08:37

“Kush do të bëhet milioner?” është një lojë kuisi i diturisë në të cilin kandidati apo konkurruesi u përgjigjet pyetjeve, përgjigjet jepen në katër opsione, prej të cilave vetëm njëra është e saktë.

Qëllimi kryesor i lojës është të zbulohet kandidati i cili do ta shfaqë diturinë e vet dhe të fitoj preminë prej 50.000 € duke iu përgjigjur saktë 15 pyetjeve. Gjatë rrugëtimit të premisë kandidati mund t’i shfrytëzoj tri ndihma: 50:50, telefonoi mikut dhe pyete audiencën.

E në emisionin me të ri të këtij formati, në një nga pyetjet në “Who wants to be a millionaire?” në ITV në Britani është edhe për Kosovën, raporton Syri.net.

Me saktë, pyetja është se ku ka lindur këngëtarja me fame botërore Rita Ora e nga alternativat në përgjigje është edhe Kosova, së cilës garuesja i përgjigjet përfundimtare.

“Kush do të bëhet milioner?”, emisioni i parë ishte transmetuar më 4 shtator 1998 në ITV në UK. Shikueshmeria e shout në UK është realizuar në mars 1999, kur 19.2 milionë njerëz ishin duke shikuar dramën.

Deri më sot formati ka fituar 65 shpërblime globale, duke përfshirë BAFTA, një Emmy dhe 7 çmime Nacionale Televizive në UK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga…