Kush do t’i gjuajë penalltitë te PSG?
Ardhja e Lionel Messit te Paris Saint Germain ka shtuar shumë kualitet në ekipin e Mauricio Pochetinos, por trajneri argjentinas nuk do ta ketë lehtë në disa pika në gjithë këtë konkurrencë të madhe që ka në ekip.
Një nga ato, është se kush do të gjuajë penalltitë dhe gjuajtët e lira.
Kur jemi te penalltitë PSG ka katër specialistë tashmë: Lionel Messi, Sergio Ramos, Neymar dhe Kylian Mbappe. Të gjithë këta janë të saktë nga pika e bardhë dhe tek të gjithë ekziston dëshira të vazhdojnë me këtë përgjegjësi, shkruan telegrafi.
Nëse shikojmë dhjetë penalltitë e fundit të secilit më i suksesshmi është treguar Ramos, i cili nga dhjetë ka shënuar të gjitha. Neymar dhe Mbappe ka shënuar nëntë, kurse befasisht Messi është më pak efektivi me tetë nga dhjetë. Pra, duke e parë çfarë gare e ngushtë është, e vështirë që Pochetinon të zgjedhë.
Pothuajse situatë e njëjtë është edhe me gjuajtët e lira, të katërtit janë të mirë në këtë pjesë, por Sergio dhe Kylian janë një shkallë më poshtë.
Se si do ta zgjidhë këtë trajneri mbetet të shihet, ndoshta do lejojë që lojtarët të bëjnë marrëveshje mes vete.