Kush duhej të likuidohej nga njësitet e Brigadës Çetnike të Llapit?
Radojeviq Boshko nga Merdari, 60 vjeç, i armatosur me 1 pushkë me 20 fishekë dhe një thikë, Pejqinoviq Radovan nga Merdari 35 vjeç, i armatosur me 1 pushkë dhe 20 fishekë, Xhuriçiq Mirko nga Merdari, 42 vjeç, i armatosur me një pushkë me 50 fishekë, Dokniq Radovan nga Vasilefci 37 vjeç, i armatosur me një pushkë me kacaturrë dhe 50 fishekë, Saviq Dragutin nga Përpellaci, 40 vjeç, i armatosur me dy thika, Bojoviq Stevan nga Përpellaci 40 vjeç, i armatosur me dy thika, Stajiq Zarija nga Përpellaci 40 vjeç, i pa armë zjarri por me dy thika me dy tehe, Otoviq Millosh nga Vasilefci, 34 vjeç, pa armë zjarri, por me dy thika, Dragoviq Stanoje nga Merdaari, 20 vjeç, pa armë zjarri, me dy thika me dy tehe, Dragoviq Nikolla, nga Vasilefci 20 vjeç, një pushkë me 20 fishekë, Dragoviq Dragomir nga Vasilefci 18 vjeç me një pushkë me 20 fishekë dhe një thikë me dy tehe, Preleviq Milladin nga Matarova, 32 vjeç, pa armë zjarri, me dy thika me dy tehe, Xhuriiq Ilija nga Merdari 36 vjeç, me një pushkë me 20 fishekë, Gjuriçiq Milladin nga Merdari 20 vjeç, me një pushkë me 20 fishekë, Gjuriq Lubomir 23 vjeç, pa armë zjarri, me dy thika me dy tehe, Bozhoviq Danillo nga Degermeni, 18 vjeç, pa armë, me dy thika me dy tehe, Miniq Vojisallav nga Degermeni 21 vjeç, 1 pushkë me 30 fishekë, Drobnjak Mirosllav nga Merdari, 23 vjeç, 1 pushkë me 100 fishekë, Miliçeviq Radojko nga Degermeni 42 vjeç, 1 pushkë me 7 fishekë dhe dy thika kuzhine, Kesheleviq Stevan nga Degermeni 30 vjeç, me dy thika, Sokoliq Veselin nga Vasilefci, 41 vjeç, 1 pushkë me 20 fishekë, Popoviq Bozhidar nga Vasilefci, 32 vjeç, i armatosur me 1 pushkë me 55 fishekë, Toshoviq Radovan nga Vasielfci, 23 vjeç, i armatosur me 1 pushkë me 30 fishekë, Radojeviq Millosh nga Merdari 23 vjeç, 1 pushkë me 30 fishekë, Ristoviq Vidak nga Perpellaci 41 vjeç, 1 pushkë me 40 fishekë e dy thika për therjen e bagëtive, Ristiq Dragutin 28 vjeç, 1 pushkë me 50 fishekë, Ristiq Dragutin nga Perpellaci 28 vjeç, 1 pushkë me 50 fishekë, Llakiçeviq Gjorgje, nga Përpellaci 52 vjeç, 1 pushkë me 40 fishekë, Aleksiq Milorad nga Vasielfci 23 vjeç, 1 pushkë me 50 fishekë, Spaçiq Zarija nga Terpeza 22 vjeç, 1 pushkë me 50 fishekë, Saviq Dobrivoje nga Terpeza 18 vjeç, 1 pushkë me 50 fishekë me dy thika, Ristiq Stanoje nga Terpeza 35 vjeç, 1 pushkë me 50 fishekë dhe një thikë kuzhine,Milliçiq Injat nga Merdari, 36 vjeç, pa armë me dy thika, Stojanoviq Radivoje nga Vasilefci 46 vjeç, pa armë, me dy thika me dy tehe, Krstoviq Radoje nga Vasielfci 32 vjeç, pa armë zjarri,me dy thika, Vukoviq Millojko nga Vasilefci 42 vjeç, pa armë zjarri, me dy thika me dy tehe. (Raporti jepet nga Pozita, i nënshkruar nga komandanti i Korpusit Kosovës, Rad. Z. Dragiqeviq, më 14. I. 1944. Kjo njësi ishte aktive nga shtatori i vitit 1941. Fotokopja nga origjinali i dokumenteve posedohet, por nuk do të i shënoj shifrat sepse një pjesë e shkruesve pa thirren pastaj në to sikur t’i kenë hulumtuar vet. A kur ka qenë koha me hulumtuar, kanë dejtë nëpër kafene, me shitë “patriotizëm”).
Detyra e Brigadës çetnike të Llapit, në mesin e së cilës ishin tre (3) popa, që jepnin instruksione se si duhet asgjësuar shqiptarët, për çdo ditë do të bëjnë bekimin dhe do të japin këshilla se si duhet të hyjnë në fshatrat shqiptare. Pre plumbave dhe thikave të tyre janë masakruar 63 shqiptarë, prej tyre katër plaka që ishin në cilësinë e barinjve, pesë bari në moshën 10-vjeçare. (Dokumenti nga arkiva çetnik në AVIIB, i pa botuar. Së pari, sipas tyre duhej likuiduar ose me therur në fyt, ose me atentat. Së pari, parashihej të likuidohet paria shqiptare, si prioritet. Për këtë arsye Hysen dhe Shahin Gerdofci do ta themelojnë rojën e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është edhe sot.
Së pari këto njësi terroriste kishin për detyrë spastrimin e popullsisë shqiptare në Krahinën e Sanxhakut. Atje detyrë e parë ishte likuidimi Kryetarit Ahmet Daci, pastaj sekretari i Sanxhakut Aqif Efendi Blyta dhe pastaj Qazim Dukagjini. Pas likuidimit tyre vinte në radhë i tërë populli.(Arkiva çetnike në AVIIB. Kosovski Korpus).
Brigada quhej e Llapit, por radiusi i saj për mizori mbi shqiptar ishte shumë më i gjerë. Ja përshkrimi se deri ku e kishte me program veprimtarinë terroriste kjo brigadë dhe jo vetëm kjo. Po e them këtë, sepse në etapa në trevën e Kosovës do të përpiqet të veprojë edhe Brigada e Moshan Gjuroviqit, Njësia vrastare e Kosta Peçancit, njësia e Luba Novakoviqit, por me rastin e themelimit të Rojës kufitare shqiptare, puna e tyre do të pamundësohet, ashtu si e planifikonin.
Në Prishtinë duhej të likuidoheshin: Hysen Prishtina kryetar gjyqi, Shukri Begu sekretar, Qamil Begu arkëtar, dhe Qazim Efendia drejtues i forcave të sigurisë.
Në Llap duhej të likuidohet së pari Bajram Ajvazi, i cili jetonte në Prishtinë, por “kokën dhe shpirtin e kishte në Llap”.
Së dyti, duhej të likuidohej Jahja Fusha drejtues i rrethit, pastaj sekretari Xhemë Simnica, Ali Ahmeti – Nolja, Mehmet Gradica, Mehmet Xhakja, Ukë Toverlani, Hajdar Kaqanolli, Hakif Rimanishta, Hoxhë Visoka, Bislim Batllava, Halit Duli, Mulla Sabit Sfeçla, Mulla Avdullah Xhakja, Zymer Maçastena, Jonuz Shamalluku, Ramë Maqastena, Met Podjeva, etj.
Në Gjilan përshihej të likuidohen: Sejdo Isamili dhe Ramush Osmani. Lista e çetnikëve që kishin marrë detyra për mizori ishte prish, me kundërthëniet “bajraktare” dhe nuk figuron në dokumente sekrete. Ajo listë është krijuar më vonë, më 16. VI. 1944, dhe mbetet temë në veti, sepse në këtë trevë janë bërë mizoritë më të mëdha në vijim, ku nuk është ditë kush është çetnikë apo komunistë. Të gjithë ishin në një front, të ndihmuar nga tre oficer bullgarë. (Shih: Urdhri i Komandantit bullgar në koordinim me atë serbiano – maqedonas; “Duhet të varni vetëm gjermanë dhe arnautë, shtator 1944. Dokumentin e nënshkruan Sojimir C. Parlliq, me gradë ushtarake toger).
Në Ferizaj parashihej të likuidohet: Smajl Gorani, Shaban Saiti nga Lipjani, Seim Dobrija. Këta persona i kanë drejtuesit nëpër nën komitete në të gjitha lokalitet. Kur të fillojë spastrimi i tërësishëm këta duhet të vihen në ballë. Ferizaj e kishte shtabin më të egër, që parashikonte shfarosjen e shqiptarëve në vijën: Mitrovicë – Vushtrri – Prishtinë – Lipjan – Ferizaj – Kaçanik -Shkup. Shtabin e tyre e drejtonte Petar Trkula. Ndihmësit e tij ishin: prifti Millosh Vujoviq, prifti Mira Peroviq, Borivoje Peroviq, Kosta Nikoliq, Rade Mikariq, Todor Sllavkoviq, mësuesit: Mlladen Rexhiq dhe Qedomir Millosavleviq. Këta të fundit ishin betuar se: “çdo fëmijë shqiptar që e shohin me abetare në dorë, do ta shënojnë për likuidim”.
Ferizaj e kishte komplet udhëheqjen politike me në krye Dragolub S. Kujunxhiqin. Këtij i ndihmonin mësuesi Serafim Jovanoviq, kryetari i komunës, Spiro B. Slepçeviq, kryetari i Nerodimes, Lubomir K. Tasiq, kryetari i Kosonës, Stojan T. Stoshiq, kryetari i Shtimjës, Janiçije A. Ristiq, kryetari i Babushit, Radomir N. Borisavleviq, kryetari i Talinofcit, Nikolla B. Elezoviq, kryetari i Gatnjës, Velko Z. Rexhiq, kryetari i Shtërpcës, Milisav S. Lubiq, kryetari i Gotovushës (do të caktohet më vonë, thuhet në dokument). (Shih: AVIIB. Arkiva çetnike. K. 101/15/1, liçno strogo poverlivo, 28 sept. 1942; S. – V-17030/15).
Në Rahovec duhet të likuidohen Mustaf Derguti, Haxhi Jaha, Murat Bajraktari dhe Qazim Bajraktari. Këtyre likuidimeve duhet t’u asistojë Ali Draga që jeton tani në Beograd (1943). Por ky duhet të likuidohet i fundit. Me rëndësi është ta kemi planin që për çdo ditë t’i likuidojmë ose deportojmë nga 5 000 arnautë. Së pari duhet të vihet në pushkatim Ibrahim Lufiu, e pastaj një pjesë e ulemave të cilët do tu propozohet: O vdekje, me varje, o shpërngulje ashtu si e keni marrëveshjen me Turqinë nga viti 1938. “Më 6 prill 1944, thuhet në dokumentin kryesor, për arsyet e lartë theksuara, shqiptarët e kanë hetuar kohën kritike dhe kanë filluar të mbajnë tubime ku po u flasin paria e tyre. Me rëndësi është se kjo pari po flet vetëm për mbrojtje, por nuk po e përmend fare rolin e Gjermanisë. Lidhur me këtë Kuvendi i parë është mbajtur në një lokalitet të Vushtrrisë, është në Maxhun. Aty ka folur Ibrahim Lutfiu. Pastaj tubim është mbajtur në Mitrovicë, ku ka fol Xhafer Deva. Por, këtij populli ia ka kthyer shpinën, sepse ende po mendon se gjermanët do të këndellën. Nga ky tubim Xhefer Deva ka udhëtuar për Berlin, për të kërkuar armatim për ta themeluar një ushtri shqiptare prej 150 000 personave. Nëse ndodhë kjo, nëse i armatosin 150 000 shqiptarë gjermanët, atëherë përpjekja jonë që të hyjmë në Kosovë mbetet vetëm ëndërr e mirë. Ndoshta do të na ndihmojnë komunistët, sepse ata tani i kanë disa divizione dhe nuk do të ketë rezistencë ndaj tyre, sepse fjalorin e kanë ofrues e jo refuzues si ne. Çka do të ndodhë do të shihet shumë shpejt. (Arkiva çetnike: Raport sekret, prill 1944). Lidhur me këtë, duhet të themi për të satën herë se: Kryesia e AVNOJ-it më 21. XI. 1944 i amnistoi të gjithë çetnikët. Këta shumë shpejt i rrojtën mjekrat dhe u bënë “partizan”, të cilët do t’ua kalojnë programeve të tyre me mizori, gjithnjë në emër të “çlirimit dhe bashkim vëllazërimit”, të cilit mision i patëm besuar një kohë verbërisht gati të gjithë, sepse i fituam shkollat, e shkolla (Universiteti) na e solli UÇK-ën, çlirimtare.
Kisha Ortodokse Serbe në rolin e kapsit të hebrenjve nëpër ‘Serbinë homogjene”
KOS i bartë eshtërta e ish despotëve për ta destabilizuar shoqërinë, për ta fshizuar shtetin dhe për të dominuar mbi te në çdo etapë historike, sikurse më 1941 e tutje, deri më 1999. Në të gjitha liturgjitë neofashiste nuk do të mungojë emri i Drazha Mihajloviqit, Kosta Peçancit, ku mitropoliti i Shkupit Josifi si zëvendës i patrikut Gavrillo, e shumë arhierjë tjerë do të shtrojnë si prioritet pastrimin e Serbisë dhe bërjen e saj homogjene, duke shfarosur në rend të parë hebrenjtë.(Shih: “Novo Vreme”, 33. VI. 1943; 23. VI. 1944; “Obnova” 29. VI. 1944, gjithnjë duke marrë si jubile Luftën e pa qenë të Kosovës 1389). Lidhur me këtë, sipas Mitropolitit serb në Kragujevc, në shator 1941 “asgjë nuk ka ndodhur”. Por dërgimi i fëmijëve hebrenj në Gjermani për “aftësim profesional”, në historiografinë serbiane kurrë nuk është studiuar dhe potencuar, sidomos është injoruar kjo temë nga komunisto-çetnikët serbe, duke u përpjekur që ta mbajnë primatin se: “janë të afërt me çifutë në miqësi”!!! Kjo hipokrizi duhet të zhvishet me fakte. Dhe nëse duam ta zhveshim duhet cituar organin “Odbrana” të 16. IV. 1943, ku hapur ftohet çdo njësi e armatosur në Serbi, që ta përkrahë pushtetin e Rajhut Tretë (Adolf Hitlerin) e kundër atyre që “nuk janë të pastër” siç konsideroheshin çifutët, ciganët dhe boshnjakët.(Shih: gjerësisht: Tomisllav Vukoviq, Mozaik izdaje, Zagreb 1991, f. 149). Në vijim potencohet nga KOS, dhe kuisllingët Nediq-Aqimoviq, duke mos lënë anash Dimitrije Lotiqin se: “Duhet ta luftojmë me të gjitha mjetet Mosha Piadën, sepse nëse këtë e tolerojmë e kemi nënçmuar P. P. Njegoshin, për “pastrimin e turkoshakëve – arnautëve dhe boshnjakëve nga trojet sllave”.