Kush e dëmtoi në fund procesin zgjedhor në Kosovë?
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor, sipas raportimeve nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë kaluan qetë dhe ishin në harmoni me standardet demokratike.
Po ashtu edhe fushata parazgjedhore është vlerësuar nga organizatat vëzhguese se u zhvillua pa probleme dhe incidente që do të dëmtonin procesin.
Por, ishte procesi i numërimit të votave dhe manipulimet e shumta nga komisionarët e partive politike, që po vlerësohet se po e dëmtojnë gjithë procesin zgjedhor. Sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo çështje po përsëritet sa herë që po mbahen zgjedhjet.
Derisa rezultati i zgjedhjeve për partitë politike dhe koalicionet nuk mund të ndryshohet më, ajo që vëzhguesit kanë vërejtur është tendenca e manipulimeve përbrenda partive politike, që manifestohet përmes manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/manipulime-procesi-zgjedhor-kosova/30226260.html.