
‘Kush e merr përgjegjësinë politike për autonominë e serbëve?’, Limaj me kritika të ashpra ndaj Kurtit
“O ka filluar zbatimi i marrëveshjes (bazike)”, ka thënë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai në një intervistë me “Blic” me tone mjaft bindëse ka bërë ilustrim faktik të pohimit të tij, duke marrë si argument nisjen e konvertimit të targave në RKS nga qytetarë serbë në veri.
“Njëri një veprim, tjetri tjetrin veprim. Ka filluar. Qysh po e shihni ndryshe?”, ka thënë Limaj.
Për kreun i Nismës, s’ka dyshim që tash kemi të bëjmë me jetësimin e një autonomie politike për serbët e Kosovës ashtu siç është negociuar në Bruksel dhe Ohër, teksa ka kërkuar “përgjegjësi politike” për këtë dhe “jo të gjuhet (përgjegjësia) te Gjykata Kushtetuese”.
“Këqyrni ia lënë Gjykatën Kushtetuese. Ne duam përgjegjësi politike, se normalisht që ka m’u akomoduar në kushtetuese. Se këtu ka m’u bërë një ligj kushtetues, special, ligj që akomodohet në sistemin juridik. Por, ideja është çka po akomodon?”.
“Edhe të drejtat e dyfishta i kanë brenda kushtetutës, por ka qenë kompromis politik i yni për pavarësinë. Vendet e rezervuara, është lëshim politik, po është brenda Kushtetutës, por është lëshim politik i dhimbshëm për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Limaj.