‘Kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel’, Bajrami rikthen deklaratën e Kurtit në Ditën e Kushtetutës
09 prill 2024
| 15:03
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka cituar thënien e kryeministrit Albin Kurti për shkeljen e Kushtetutës.
Në Ditën e Kushtetutës, deputetja Bajrami ka sjellë thënien e Kurti që kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel.
“Kush e shkelë Ligjin është kriminel, kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel” thënie nga Albin Kurti, kryeministër i këtyre ministrave”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Në këtë postim, ajo ka bashkëngjitur edhe shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria Kurti e që sipas LDK-së, Qeveria ka shkelur shtatë herë Kushtetutën.