Kush e shpërtheu urën në Krime?
Radhë të gjata makinash kishte gjatë natës në hyrje të urës së Kerçit, e cila u dëmtua pas një shpërthimi që ndodhi një ditë më parë, një infrastrukturë jetike për kontrollin rus të gadishullit të Krimesë.
Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shumë zyrtarë të lartë e kanë mirëpritur shpërthimin.
“Sot ishte një ditë e mirë dhe kryesisht me diell në territorin e shtetit tonë, rreth 20 gradë dhe me diell. Fatkeqësisht, në Krime ishte me re. Edhe pse ishte ngrohtë. Por pavarësisht se çfarë janë retë, ukrainasit e dinë se çfarë të bëjnë. Dhe ata e dinë se e ardhmja jonë është me diell. Kjo është një e ardhme pa pushtues. Në të gjithë territorin tonë, veçanërisht në Krime” u shpreh Presidenti Zelensky.
Si hekurudha ashtu edhe rruga që janë pjesë e urës, deri më tani sipas Rusisë janë jashtë shtrirjes ushtarake të Kievit, dhe kanë qenë të papërdorshme për orë të tëra.
Rusia pretendon se sulmi u krye me një kamion bombë, por nuk ka sqaruar se si eksplozivi ishte në gjendje të kalonte të gjitha mbrojtjet e saj.
Kjo urë, përveçse simbolizon aneksimin e Krimesë, është thelbësore për furnizimin e trupave në jug, në një kohë kur Moska po humbet terren ndaj përparimeve të Ukrainës.
Prandaj, Rusia ka nxituar të publikojë këto imazhe që tregojnë prova të supozuara të trenave që ri-kalojnë urën e se çdo gjë po kthehet në normalitet por me siguri me te lartë. /Euronews albania