Kush e themeloi KGB-në?
Kur diskutohet mbi policinë sekrete dhe kundërzbulimin e huaj, asgjë nuk mund të krahasohet me KGB-në. Ajo ishte organizata më e madhe e llojit të saj në epokën e Bashkimit Sovjetik, me më shumë se 480.000 agjentë, 200.000 ushtarë dhe miliona informatorë.
Këta agjentë ishin përgjegjës për informimin e udhëheqësve sovjetikë mbi udhëheqësit kryesorë të vendeve të tjera si dhe për kontrollin e popullsisë sovjetike. KGB do të thotë në rusisht Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti, ose Komiteti për Sigurimin e Shtetit.
Organizata ishte një zgjatim i NKGB-së, e cila funksiononte në kohën e udhëheqësitkomunist sovjetik Josif Stalin. Spiunët e NKGB arritën të depërtojnë në shumë qeveri perëndimore. Madje thuhet se sovjetikë kishin agjentët e tyre në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit në SHBA, një strukturë kërkimore që zhvilloi armën e parë bërthamore.
Organizata ishte aq e suksesshme sa që besohet se Stalini, dinte më shumë mbi atë që ndodhte me ushtritë e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës, sesa vetë homologët e tij perëndimorë. Po ashtu, NKGB ishte e angazhuar brenda vendit si një “polici sekrete”, ashtu si bën Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA.
Në vitin 1954, udhëheqësi i ri sovjetik Nikita Hrushov hodhi bazat që KGB-ja të shërbente si “shpata dhe mburoja e Partisë Komuniste’. Hrushovi u bë kryeministër i Bashkimit Sovjetik në vitin 1953 pas vdekjes së Stalinit. Në një fjalim të mbajtur në vitin 1956, ai denoncoi krimet e Stalinit.
Ndërkohë nisi të udhëheqë procesin e de-stalinizimit, një program që synonte reformimin e politikës së Bashkimit Sovjetik. Sipas këtij programi, reduktoheshin kompetencat e organizatave të inteligjencës dhe policisë sekrete, lejohej hyrja në vend e shtetasve të huaj,dhe madje lejoi edhe lirinë artistike midis vetë sovjetikëve.
Ndërsa Hrushovi po krijonte në dukje një Bashkim Sovjetik më të lirë, KGB-ja po punonte fort për të kryer operacione të inteligjencës së huaj, dhe përfundimisht u bë e njohur si më e mira në botë. KGB-ja operonte brenda dhe jashtë vendit – me agjentë që paraqiteshin nëdukje si biznesmenë apo në funksione të tjera të “padëmshme”.
Ajo arriti të depërtojë tek shërbimet sekrete perëndimore në gati çdo kryeqytet. KGB-ja tentoi një rebelim të dështuar nën udhëheqësin Mikail Gorbaçovit, që çoi në shpërbërjen e shumë funksioneve. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991, udhëheqësi i atëhershëm Boris Jelcin urdhëroi edhe shpërbërjen e KGB-së.