Kush e voton Kurtin, në të ardhmen do të shkojë në Rusi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.
’Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës per qellimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojne shumë strategjinë e Putinit me vanu permbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan’. Kurti është në shërbim të Putinit. ’, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se AAK-ja ka një program të favorshëm për qytetarët e Kosovës në zgjedhet e ardhshme.
I pyetur se pse duhet të votohet Haradinaj e jo Kurti, i pari i AAK-së tha ” Kush e voton Albin Kurtin në të ardhmen do shkojnë në Rusi, Moskë, e kush e voton Ramush Haradinaj e ka zgjedhë rrugën më të shpejt dhe më të sigurtë për anëtarësimin në NATO”. /rtv21