Kush ëndërron më shumë për seksin? Përgjigjja nuk është ajo që keni ditur deri sot
Sipas një studimi, burrat mund të kalojnë pafundësisht kohë duke menduar për seksin, por të dyja gjinitë ëndërrojnë njëlloj për këtë temë pasi dritat janë fikur. Një studim befasues, i mbështetur edhe në hulumtime më të hershme, të cilat konkludonin se seksi i dobët sheh më pak ëndrra erotike sesa mashkulli, ka ndryshuar tërësisht mendimin publik. Por këtu përfundojnë krahasimet. Në pjesën më të madhe, fantazitë e seksit mes burrave dhe grave, në ëndrra, kanë tendencë të përputhen.
Ndërsa gratë kanë tendencë të fantazojnë për yjet e filmave, politikanët, këngëtarët e rock-ut apo dashnorët e kaluar dhe ata të tanishëm, burrat tentojnë ta mendojnë veten e tyre duke bërë seks edhe me partneret që shohin në ambiente publike ose të panjohura. Gratë që morën pjesë në studim kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin skenarë ëndrrash që shfaqnin të famshëm si aktorët Brad Pitt ose George Clooney, ose rocker-i irlandez Bono. Ndërsa burrat, nga ana tjetër, raportuan ëndrra që shfaqnin partnerë të shumëfishtë seksualë.
Nga studimi, 20 për qind e ëndrrave të grave ishin të dukshme për meshkuj të njohur, ndërsa 14 për qind e ëndrrave të burrave ishin për disa partnere.
Në rreth 90 për qind e ëndrrave erotike që gratë dhe burrat raportuan para studiuesve, gratë ishin ato që treguan të parat. Autori Antonio Zadra, një profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin e Montrealit në Kanada, tha se burrat kanë një sasi më të madhe të dëshirës seksuale, duke pasur parasysh normat e zakonshme shoqërore, por edhe gratë tha ai, kur është fjala tek ëndrrat, kanë po të njëjtat vegime si ata.
Në fund të fundit, ëndrrat erotike të çojnë deri diku, në zhgënjime seksuale dhe këtu, gjinitë kishin mendime të ndryshme. Gratë rrëfyen skenarët kur “diçka që ndodhi” ua prishi ëndrrën, ndërsa burrat treguan se rasti i tyre më i shpeshtë kishte të bënte me partneret virtuale që refuzonin t’i përmbushnin planet e tyre të seksit. “Ndoshta kërkesat e tyre ishin joreale edhe për personazhet e ëndrrave”,- tha Zadra.
Studimi u bazua në intervistën e 109 grave dhe 64 burrave që treguan ëndrrat e tyre për një periudhë prej dy deri në katër javësh. Vullnetarët kishin rreth 3.500 ëndrra, por vetëm tetë për qind ishin ëndrra erotike. Siç u përmend më lart, gratë kishin aq ëndrra erotike sa burrat.