Kush është Admir Murataj që dyshohet të jetë vrarë në Rinas?!
Nga raportime mediatike te publikuara edhe nga shtypi grek thuhet se personi i cili u vra nga shkëmbimi me armë zjarri me policinë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj.
Admir Muratajt është organizatori i tre grabitjeve të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit kanë marrë dënimin.
Personi i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Rinas, sipas mediave greke është Admir Murataj. Por ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Admir Murataj, i cili është ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te Stacioni i Trenit në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.
Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas.
Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.
Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.
Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.
Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura, raportojnë mediat shqiptare.