Kush është ai? Tayna i uron ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm të jetës së saj

29 korrik 2022 | 16:06

Reperes Tayna i njohim karrierën, hitet, tekstet e këngëve, por shumë pak dimë për jetën e saj private. Kjo sepse 25 vjeçarja mundohet ta mbajë sa më hermetike dhe larg syrit të mediave.

Me gishtat e njërës dorë mund t’i numërojmë rastet kur reperja ka ndarë me publikun e saj momente me familjen, ndërsa ky i fundit ishte një rast që duhej ndarë patjetër.

Mashkulli më i rëndësishëm në jetën e saj, babai, feston ditëlindjen ndaj e bija e ka uruar publikisht.

Si goca e vetme, sigurisht që Tayna e ka “llastuar” të atin me një festë ditëlindjeje dhe ka shkrepur një foto të tijën me tortë.

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”- janë fjalët e saj krahas postimit në “Instastory”.

Tayna u bë e njohur për të gjithë me hitin “Columbiana” në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

Publiku e pëlqeu menjëherë, ndaj edhe projektet e tjera iu kthyen në hite. Kështu, në një periudhë të shkurtër kohore Tayna ia doli të kthehet në të preferuarën e publikut dhe ndër reperet më të paguara.

Kush është ai? Tayna i uron ditëlindjen mashkullit mëKush është ai? Tayna i uron ditëlindjen mashkullit më

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka publikuar në…