Kush është “Akrepi”, kontrabandisti më i kërkuar dhe më famëkeq i Europës

10 maj 2024 | 18:24

Brazan Majeed është një nga kontrabandistët më të kërkuar nga policia në disa shtete përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kontrabandisti emigrant, i njohur si “Akrepi”, ka transportuar emigrantët nga shtete të ndryshme ilegalisht gjithashtu duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Një formë e tij për të transportuar këta njerëz është nëpërmjet gomones, ai kalon në Kanalin Anglez për ku në shumë raste disa kalime përfundojnë edhe me vdekjen e një pjese të këtyre emigrantëve. Gjatë transportit njerëzit nuk janë të pajisur as me jelek shpëtimi. Më shumë se 70 persona kanë vdekur duke kaluar me varkë nga viti 2018 ndërsa nga muaji i kaluar pesë persona kanë mbetur të vrarë në brigjet franceze përfshirë edhe një vajzë shtatë vjeçare.

Emigrantët paguajnë rreth 6 mijë paund për person, për një kalim me varkë dhe 30 mijë njerëz e konfirmojnë këtë gjë që nga viti 2023 gjithë fitimi i kontrabandistit ëështë i qartë. I pyetur se sa persona ai transporton është përgjigjur duke thënë se nuk i ka numëruar ndonjëherë por ndoshta edhe 10 mijë njerëz. Një vajzë emigrante, e cila kishte kryer këtë “udhëtim” ka rrëfyer që ka qenë në rrezik gjatë kohës së kalimit në Kanalin Anglez. Gjithashtu ka shtuar se gomonia nuk ishte mjaftueshëm e fortë dhe 19 persona ishin pa jelek shpëtimi.

“Akrepi” ka kontrabanduar mijëra njerëz dhe është akoma në arrati nga policia.

Një hetues i lartë në Agjensinë e Kombëtare të krimeve të Mbretërisë së bashkuar, Martin Clarke, ka treguar se “Akrepi” është indentifikuar nga policët si një burrë Kurd irakian i cili quhej Brazan Majeed. Akrepi ka shkuar në Angli për herë të parë në moshën 20 vjeçare, ku ka kaluar si kontrabandë në pjesën e pasme të një kamioni. Pavarsisht se atij ju refuzua leja e qëndrimit, vazhdoi të qëndrojë në Angli ilegalisht për vite të tëra, disa prej këtyre viteve i ka kaluar në burg për vepra penale si drogë dhë armë. Në 2015 ai është kthyer në Irak ku menjëherë “trashëgoi” biznesin e kontrabandës të vëllait të madh i cili po vuante një dënim me burg në Belgjikë. Mes viteve 2016 dhe 2021 banda ka kontrrolluar pjesën më të madhë të tregtisë së kontrabandës së njerëzve midis Europës dhe Britanisë së Madhe. Një operacion ndërkombëtar, dy vjeçar i policisë rezultoi se kishte dënime për 26 anëtarë të bandës në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë dhe Francë. Por Akrepi i ka shpëtuar policisë dhe tani është në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Bell” flet për “bashkëpunim në të ardhmen”, pasi Presidentja…