Kush është Akshata Murthy, gruaja shumë e pasur e kryeministrit britanik – çifti ka më shumë pasuri se mbreti Charles

25 tetor 2022 | 14:46

Rishi Sunak është kryeministri i ri britanik, pasi rivalja e tij, Penny Mordaunt, tërhoqi kandidaturën e saj.

Ai është kryeministri i tretë britanik brenda më pak se dy muajsh, pas dorëheqjes së Liz Truss dhe Boris Johnson.

Sunak do të jetë lideri i parë hindu i Britanisë së Madhe dhe gjithashtu, në moshën 42-vjeçare, do të jetë kryeministri më i ri në 200 vitet e fundit.

Biografia e tij është vërtet interesante, sikurse edhe ajo e gruas së tij, Akshata Murthy, e cila është më e pasur se burri i saj me një pasuri prej 500 milionë funtesh, ndërsa çifti së bashku kanë pasuri me vlerë 730 milionë funte. Pra, ata janë më të pasur se mbreti Charles.

Rishi Sunak dhe Akshata Murthy janë të martuar nga viti 2009 dhe kanë dy fëmijë bashkë, ndërsa ishin njoftuar gjatë studimeve në Stanford.

Kush është pasanikja Akshata Murthy

Akshata Murthy ka lindur në Indi në vitin 1980. Ajo është një dizajnere mode dhe vajza e Narayan Murthy, themeluesit të kompanisë shumëkombëshe indiane të IT, Infosys. Ajo zotëron 0.93 për qind të aksioneve në kompanisë.

Pasuria e saj personale u bë temë diskutimi në mediat britanike në vitin 2022 në kontekstin e pretendimit të saj për statusin e jo-vendbanimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2007, Murthy iu bashkua kompanisë holandeze, Tendris, si drejtoreshë marketingu, ku punoi për dy vjet, përpara se të themelonte kompaninë e saj të modës.

Në vitin 2013, u bë drejtoreshë e fondit Catamaran Ventures. Me burrin e saj, themeloi degën në Londër të një kompanie indiane në pronësi të babait të saj. Ajo ka aksione në dy nga restorantet e Jamie Oliver.

Ajo është drejtoresha e Digme Fitness dhe Soroca, e bashkëthemeluar nga vëllai i saj, Rohan Murthy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Shupkovc, konkretisht në rrugën në afërsi të shkollës…