Kush është Almir Veliji, zëvendësministri që dyshohet se u përfshi në ryshfet?
Sipas një audio-incizimi të publikuar nga portali Insajderi.org, dyshohet se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, nga partia Bashkimi Social-Demokrat, është përfshirë në një aferë ryshfeti ku flitet për një grant qeveritar me vlerë prej mijëra eurove.
Veliji dëgjohet duke biseduar me një person tjetër rreth grantit, ndërkaq organet e rendit tashmë kanë nisur hetimet.
“Referuar kërkesës suaj mund t’ju konfirmojmë se Policia e Kosovës posedon informacionin si dhe është në fazën fillestare të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Albanain Post ka kontaktuar deputeten e komunitetit boshnjak Duda Balje, që është edhe themeluese e Bashkimit Social-Demokrat, por ajo ka thënë se nuk ka informacione për bashkëpartiakun e saj.
“Jam jashtë shtetit dhe nuk kam dëgjuar gjë”, tha Balje.
Më 1 prill të vitit të kaluar Veliji ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Lajmin e kishte dhënë vetë Veliji duke shkruar në Facebook dhe duke falënderuar Kurtin për besimin e dhënë.
Ai ishte është zotuar që punën do ta kryejë me përgjegjësi, vullnet, përkushtim dhe guxim me theks të veçantë për komunitetin boshnjak.
“Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë̈ edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë̈ që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, kishte thënë ai.