Kush është autori dhe si i theri viktimat në Francë

30 tetor 2020 | 08:36

 

Sulmi me armë pranë kishës së Notre-Dame, në Nisë, ka tronditur sërish Francën, duke ngjallur frikë dhe panik. Sulmuesi, tuniziani 21-vjeçar Brahim Aoussaoui, u ndalua nga policia dhe u dërgua në spital. Ai u tha hetuesve se kishte vepruar vetëm. Sipas autoriteteve, i riu “kishte mbërritur në Francë kohët e fundit në Lampedusa me varkë në mënyrë klandestine”.

Sulmuesi ka mbërritur në Itali më 20 shtator, ndërsa më 9 tetor ai do të transferohej në një qendër për migrantët në Bari, pas karantinës së detyrueshme për të gjithë ata që zbresin. Sipas asaj që mësohet nga burimet e aparatit të sigurisë, këto janë dy fazat e para të tunizianit në Itali. Hetuesit dhe 007 tani po rindërtojnë të gjitha lëvizjet pasuese dhe mënyrat që e lejuan atë të linte qendrën.

Të tre viktimat janë dy gra, të moshës 60 dhe 44 vjeç, dhe një burrë 55 vjeç. Të dy personat që vdiqën brenda katedrales u therën, sipas disa burimeve. Një viktimë tjetër, një grua, u strehua në një lokal afër kishës, ku ajo vdiq menjëherë pas plagëve të në trup. Kjo e fundit, para se të vdiste, tha: “Thuaju fëmijëve të mi se i dua”. Midis tre viktimave është edhe kujdestari i kishës Notre-Dame. /NOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se vendi ynë…