Kush është e dashura e re e Brad Pitt?
Ata u shfaqën së bashku në premierën e filmit më të fundit të Pitt, “Wolves”,
Brad Pitt dhe Inés de Ramón janë tani një çift zyrtar, dhe ku tjetër mund të vihej në pah më mirë se në tapetin e kuq?! Ata u shfaqën së bashku në premierën e filmit më të fundit të Pitt, “Wolves”, gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Brad Pitt kishte veshur një xhaketë elegante të zezë, ndërsa Inés de Ramón kishte zgjedhur një fustan të bardhë, duke ndriçuar tapetin me stilin e saj të rafinuar.
Por kush është Inés de Ramón, vajza që duket se ka fituar zemrën e aktorit të njohur? Inés de Ramón është një profesioniste me një karrierë të suksesshme në fushën e bizhuterive dhe modës. Ajo është diplomuar në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013 në administrimin e biznesit dhe ka punuar për markat prestigjioze të bizhuterive si “Christie’s’ dhe “de Grisogono”. Aktualisht, ajo është zëvendës presidente në markën e bizhuterive “Anita Ko” në Los Angeles. Përveç kësaj, de Ramón është poliglote dhe flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Në jetën e saj personale, Inés është gjithashtu e njohur për angazhimin e saj në mirëqenie; ajo është trajnere e çertifikuar shëndetësore në ‘Ushqyerjen Integruese’. Para lidhjes së saj me Brad Pitt, Inés de Ramón ka qenë e martuar me aktorin Paul Wesley, i njohur për rolin e tij në serialin “The Vampire Diaries”. Çifti u martua në vitin 2019 dhe mbajti një lidhje relativisht diskrete, por në vjeshtën e vitit 2022 ata njoftuan ndarjen e tyre miqësore, e cila përkon me kohën kur Inés filloi të shfaqej me Brad Pitt.
De Ramón është parë për herë të parë me Pitt në një koncert në Los Angeles në nëntor 2022 dhe që nga ajo kohë, ajo ka menaxhuar jetën e saj në qendër të mediave me maturi dhe diskretësi. Ajo ka një profil privat në Instagram me më pak se 50 postime dhe ka mbajtur një profil të ulët publik. Megjithatë, me lidhjen e saj të re dhe angazhimet e saj profesionale, mbetet për t’u parë nëse Inés do të bëhet një personazh më i përfshirë në botën e showbiz-it.