Kush është eksperti i njohur britanik që po shoqëron Kurtin në Bruksel?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët evropianë, derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurti në Bruksel është duke u shoqëruar edhe nga profesorin britanik, Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.
Përveç kësaj, profesori Weller ka shërbyer si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007. Më pas, ai ka kontribuuar në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe ka hartuar Ligjin për mbrojtjen e minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.
Marc Weller është edhe autor i librit “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi”