Kush është ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ që Kurti thotë se u kërcënua nga ajo

20 maj 2020 | 08:24

“Garda Vullnetare Shqiptare” quhet organizata fantazmë dhe e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë të cilën dje e zbuloi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kjo organizatë apo grup i njerëzve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po thotë se e ka kërcënuar, por ai me po e quan paralajmërimin e këtij grupi “kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese”.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura ‘Garda Vullnetare Shqiptare’, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti ndaj kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe gjyqtarit raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka thënë se ky kërcenim është publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Njëjtë sikurse Kryeziu ka thënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka njoftuar se kërcënimi ka ardhur nga rrjeti social “Facebook” dhe tani po zhvillohen hetimet. Ai ka treguar se për këtë kanë kontaktuar edhe me zyrtarët e “Facebook”-ut.

Kujtojmë se kjo organizatë apo grup personash nuk dihet se kush është dhe se çfarë është shpikur tani nga personat që qëndrojnë prapa saj, mirëpo vlen të përmendet se kjo është dëgjuar për herë të parë dje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtare e Policisë së Kosovës nuk është përmbajtur në…