Kush është i dashuri 36 vite më i ri i Madonnas
Që kur ka arritur në skenën e muzikës ‘pop’, Madonna është brohoritur për guximin që ka marrë.
Si një 62-vjeçare, artistja mundohet që ende të qëndrojë në trend, sikurse me muzikë e po ashtu edhe me përditshmërinë e saj, shkruan Standard. Faqet rozë janë të mbushura me emrin e saj, si rrjedhojë e lidhjes se saj me valltarin dhe koreografin Ahlamalik Williams.
Në shikim të parë mund të duket si një lidhje më se normale, por që shpesh komentohet për diferencën që kanë në moshë. Williams është 26 vjeçar, duke rënë në konkludim se është 36 vite më i ri se e dashura e tij.
Por kush është me të vërtetë Ahlamalik Williams?
Ahlamalik është një valltar dhe koreograf nga Kalifornia. Ai është trajtuar fillimisht me muzikën hip-hop në rrugët e Las Vegas. Arrtija e tij më e madhe ishte në vitin 2013, ku ishte njëri nga 63 valltarët në njërën prej performancave të grupit “Michael Jackson One”.
Si u takuan Madonna dhe Ahlamalik Williams? 26-vjeçari thuhet të ketë punuar me këngëtaren që nga viti 2015, derisa ishte i zgjedhur personalisht nga Madonna.
Gjatë një periudhe kohore ai pati lëvizje nga një grup në tjetrin, derisa në shtator të viti 2019 iu bashkur “Madame X Tour”.
Kur filloi dyshja romancën?
Asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ndonjëherë se kur kanë filluar të dilnin si çift. Sidoqoftë kësaj, në dhjetor të vitit 2019 babai i valltarit kishte deklaruar se atë kohë çifti ishte afër që t’i bënin afër një vit lidhje. “Dashuria nuk ka moshë.
Djali im po jeton në një botë ‘la vida loca’ dhe jam i lumtur për të”, ishte shprehur ai.
Deri më tani dyshja raportohet të kenë një marrëdhënie shumë të lumtur, duke mos i ndalur edhe postimet në rrjete sociale, të cilat nganjëherë dinë të jenë edhe provokuese.