Kush është kjo?”- Leonora Jakupi bën ndryshimin drastik në pamje
Leonora Jakupi është një ndër vajzat më të bukura të shoqbizz-it, e cila është identifikuar pothuajse gjithmonë me flokë biondë.
Mirëpo, look-u i fundit i këngëtares i ka shokuar të gjithë.
Në foton e publikuar në Instastory, ish-misi shfaqet me flokë në ngjyrë të errët, të prera shkurt dhe me balluke.
“Unë? Kush është kjo?”- shkruante Leonora krahas postimit.
Jakupi shihet me make up profesional teksa ka pozuar e ulur në një karrige.
Pak ditë më parë, këngëtarja festoi 42-vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga miq e kolegë dhe dhuratat po ashtu nuk munguan.
Disa buqeta me lule, Leonora vendosi t’i ndante me të gjithë në Instastory, duke treguar surprizat që ka marrë në ditën e saj të veçantë.
Pak kohë më parë, Leonora foli për herë të parë edhe për personin që i ka vjedhur zemrën, bashkëshortin e saj, me të cilin ka nëntë vite e martuar.
Jakupi tha se përveç saj, edhe partneri dëshiron të qëndrojnë larg syrit të medias, prandaj në rrjetet e saj sociale, nuk ka asnjë foto apo video me të.Panorama