Kush është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë që u vra mbrëmë gjatë përplasjes me armë?

03 korrik 2022 | 14:28

Shqiptari Adil Tefa nga Korça ka qenë “koka” e bandës kriminale në Athinë, i cili ka mbetur i vdekur në fund bashkë me dy të tjerë pas një përplasjeje me një bandë tjetër.

Sipas informacioneve, Tefa drejtonte makinën e tipit “Mercedes” dhe ka qëlluar personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e ka qëlluar Tefën dhe e ka vrarë atë.

Sipas burimeve policore, çdo gjë ka nisur në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një makinë “Mercedes” me targa shqiptare janë përleshur me drejtuesin e një motorçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit ka ndërruar jetë në spital.

Në vend është gjetur i ati i drejtuesit të morçikletës, i cili ka ndjekur “Mercedesin” me një makinë “Audi” dhe ka  qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” ka tentuar të largohet me vrap, por është përplasur nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë ka arritur të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur një makinë të tipit “Toyota”.

E mbërritur në vend ngjarje, policia ka nisur ta kërkojë “Toyotën” dhe e ka gjetur atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.

Policia i ka bërë thirrje të dorëzohet, por i riu ka hapur zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes së armatosur ka mbetur i  vrarë edhe autori.

Burimet kanë thënë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve, në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në lagjen “Ajo Anargjirus”.

Deri tani është një grua e arrestuar. Ndodhej në “Mercedesin” e njërit prej autorëve ndërsa janë në kërkim edhe katër të tjerë. Po ashtu janë tre të plagosur në spital, dy policë dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për t’u larguar, u përplas nga një makinë. Sipas informacioneve, në sherr janë përfshirë banda që merren me trafik droge. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shkruan “TCh”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka…